Përse opozita nuk është koordinuar për protestat? Meta: Kemi raport korrekt me Berishën

schedule22:01 - 12 Shtator, 2022

schedule 22:01 - 12 Shtator, 2022

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka ftuar të gjithë qytetarët që t’i bashkohen protestës së nesërme tek inceneratori i Tiranës.

Duke folur tek “Të Paekzpozuarit”, Meta tha se protesta e nesërme e organizuar nga Partia e Lirisë te inceneratori i Tiranës, është e hapur për të gjithë, por pranoi se nuk është organizuar sëbashku me PD-në.

I pyetur për aleancën me Berishën dhe pse opozita nuk arriti dot të koordinojë as protestën e parë, ai tha se kjo ëhstë një inciativë për të treguar se kjo qeveri ka vjedhur.

Pjesë nga biseda:

Gazetari: Përse PD nuk është organizatore bashkë me ju e protestës te inceneratori i Tiranës?

Ilir Meta: Dikush duhet të marrë iniciativën. Kemi patur prioritet këtë çështje me fakte dhe me prova. Aty vidhen paratë e taksapaguesve të Tiranës. Funksionon si një aferë kriminale. Është çështje shumë e rëndësishme. Është prioritet për ne. Ne vijojmë me këtë iniciativë, është e hapur për të gjithë qytetarët që e kanë këtë ndjeshmëri.

Gazetari: Çfarë aleance keni ju me zotin Bersisha. Duket sikur keni një xhelozi për protagonizëm se kush do ta ketë kreun e opozitës.

Ilir Meta: Unë jam kryetar i PL. Për këtë çështje, jemi shprehur të hapur të bisedojmë me çdo grup interesi dhe parti. Kemi axhendën tonë. Jemi të hapur për të koordinuar edhe me PD dhe forcat e tjera. Nuk ka vend për të shpikur diferenca apo protagonizmë.

Gazetari: Relacioni juaj me Berishën ku është?

Ilir Meta: Raporti me PD është ky që thashë, raporti me zotin Berisha është korrekt.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!