“Përse nuk u ngritën Komisionet Hetimore?”, Bardhi: Do të qëndrojmë në seancë deri kur të ketë njoftim për anulim

schedule11:24 - 19 Tetor, 2023

schedule 11:24 - 19 Tetor, 2023

Në një komunikim jashtë Kuvendit, pas njoftimit për shtyrjen e seancës së sotme plenare si pasojë e bllokimit të Foltores, Gazment Bardhi tha se do të qëndrojnë deri kur të ketë një njoftim për anulim të seancës.

“Nuk duan të jenë bashkë me ne që ngrihen Komisionet Hetimore edhe pse prek Taulant Ballën apo Edi Ramën. Nuk e kuptoj pse nuk duhet të bëjmë betejë për këtë. I bëj thirrje të bashkohen për të bërë këtë betejë. E kam parë zotin Basha të vrapojë vetëm kur i duhet numri i caktuar i votave Taulant Ballës dhe Edi Ramës. Kjo nuk është opozitë. Sot në Gjykatën e Tiranës, janë dy çështje që u përkasin dy gjyqtarëve të ndryshëm dhe janë në proces shqyrtimi. Situata brenda PD nuk është çështje vendimesh gjyqësore por e një vullneti politik. Dhe kjo betejë sot do të duhet të na bënte bashkë të gjithëve. A ka çështje që na ndajnë? Po ka çështje që na ndajnë, por ka shumë beteja të rëndësishme. Vendimmarrja e grupit në mbledhjen  e mëngjesit ka qenë të pengojmë vijim normal të seancës. Do të qëndrojmë në seancë plenare deri kur të kemi një njoftim për anulim. Ka një njoftim nga Kuvendi për shtyrje, ashtu siç ka edhe njoftim në privat të deputetëve të PS për të qëndruar në ambientet pranë sallës së seancë plenare”, tha Bardhi./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!