TIRANË – Ambasadori i atëhershëm i SHBA në Tiranë, Aleksandër Arvizu, e deklaroi qartë në emisionin Top Story, ardhjen e ekspertizës së FBI mbi ngjarjen me 4 të vrarë në protestën e thirrur nga kreu i opozitës së atëhershme, Edi Rama. Top Channel e ka bllokuar videon e intervistës së plotë, megjithatë ja cfarë ka deklaruar në janar të 2012 ambasadori Arvizu:
“Po, ekspertiza ka mbërritur. Megjithatë, ka patur elementë përbërës, kërkesa të ndryshme që i janë dorëzuar prokurorëve në moment të ndryshme edhe më parë. Nga ajo që unë kuptoj, është dërguar pjesa më e madhe hetimeve, pjesa më domethënëse e asaj që është kërkuar nga FBI. Mbase mund të ketë ndonjë shtojcë e informacion shtesë, por pjesa qëndrore përsa i përket fakteve balistike e ligjore të kërkuar nga prokurorët është kryer”
Prokurori i cështjes ka qënë John Satko, i cili më pas u zgjodh kongresmen, për Parinë Republikane. Berisha në atë kohë nuk e pranoi eksperiizën amerikane, edhe pse sot i pyetur nga ABC Neës, ai thotë të kundërtën.
“E kam kërkuar disa herë dhe më është thënë: e sollëm përkohësisht dhe më thanë se nuk ka fonde. Normal, që të ndërrmarrësh një operacion duhet tw caktosh fonde, dhe m’u tha e komplikuar është përcaktimi i fondeve. Unw deklaratat i kam publike. E sollën provizorisht, ky oficeri i FBI që erdhi ose erdhi nga Turqia ose nga Iraku, pra e sollën disa ditë dhe ai u largua”- u shpreh Berisha.
Ai thotë se Garda ka zbatuar ligjin dhe distancoi policinë nga vrasjet, në krye të të cilëve ishte Lulzim Basha, atëherë si ministër i brendshëm.
Në këtë konferencë Berisha u përgjigje dhe mbi pikëpyetjet që ndihen për pjesëmarrjen e tij në zgjedhjet e 14 majit, kur ende fati I Vulës është i pacaktuar përfundimisht në dhe në gjykatë, si PD- zyrtare njihet grupimi që la Basha. Ai i shmanget pyetjes kur bëhet fjalë për të marr pjesë në zgjedhje./abcnews