Janë disa urime apo përshëndetje, që njerëzit i përdorin pasi i janë kthyer në reflekse, por nuk realisht kuptimin e tyre të mirëfilltë nuk e dinë. Tështima është një nga rastet, që ndiqet me fjalën “shëndet” dhe më pas nga urimi “shëndet paç.”
Mirëpo, nga e ka origjinën kjo sjellje e njeriut? Në aspektin historik, teshtima perceptohej si një ogur ose paralajmërim nga perënditë.
Për shembull, në vitet 590 pas Krishtit, Papa Gregori i Madhërishëm e konsideronte teshtimën si një shenjë e hershme paralajmëruese e murtajës apo epidemive të tjera vdekjeprurëse. Për rrjedhojë ai dha urdhërin që çdo i krishterë t’i përgjigjej tështimës me një bekim apo urim.
Në lashtësi, njerëzit besonin se tështima ishte një portë që lejonte shpirtat e këqinj të pushtonin trupin dhe fjala God Bless You (Zoti të bekoftë) i mbante ata larg. Sipas Agroweb, e njëjta ide u përvetësua nga kombësi të ndryshme.Fjalët ndryshonin po idea mbetej e njëjtë.
Ekspertët e Harvardit thonë se kur njeriu e përdor fenë dhe aspektet e saj kur ka të vështirë të shpjegojë diçka në mënyrë racionale. Kjo është arsyeja përse disa kombësi fusin Zotin në reagimin pas teshtimës e disa të tjerë i përmbahen rëndësisë së shëndetit.
Ka raste kur fjala shëndet është robotike, por ka raste kur ajo përdoret për t’i uruar atij që teshtiu se ne i urojmë më të mirën dhe siç thotë populli ” shëndeti mbi të gjitha”./abcnews.al