Përse duhet të hani bajame para se të flini

schedule22:23 - 18 Tetor, 2020

schedule 22:23 - 18 Tetor, 2020

Të gjithë hasim probleme me gjumin ndërkohë që një nga faktorët kryesorë të gjumit jo të qetë lidhet drejtpërdrejtë me mënyrën e të ushqyerit.

Një nga produktet më të rekomanduara janë bajamet. Midis të gjitha ushqimeve të tjera, bajamet përmbajnë të gjithë përbërësit që ndikojnë direkt në përmirësimin e gjumit.

Konsumimi i bajameve ndihmon trupin të gjejë menjëherë qetësinë e nevojshme për të rënë në gjumë.

Bajamet janë të pasura me proteina dhe izolojnë urinë e tepërt në darkë. Por më shumë se sa frenojnë urinë ato përmbajnë pesë elementë të rëndësishëm ushqyes të cilët përmirësojnë gjumin.

Të pestë këto elemente bashkëveprojnë duke i shndërruar bajamet në një ushqim të fuqishëm që shmangin urinë e tepërt, qetësojnë muskujt dhe nervat dhe ju ndihmojnë për një gjumë më të mirë.

Ndaj dhe nuk ka asnjë çudi se përse bajamet konsiderohen një superushqim. l.k/abcnews.al