Përroi rrezik, çatia fut ujë, përmbytet oborri, fëmijët në Elbasan nxirren me makinë nga shkolla

schedule12:21 - 11 Janar, 2021

schedule 12:21 - 11 Janar, 2021

Dy shkolla në qarkun e Elbasanit nuk janë hapur sot për të mirëpritur nxënësit pasi ato janë konsideruar si të pasigurta dhe me rrezik.

Përmes një komunikate zyrtare Shtabi i Emergjencave Civile në Elbasan bën me dije se për arsye sigurie është urdhëruar mbyllja e tyre.

Përkatësisht bëhet fjalë për një shkollë në Njësinë Administrative Labinot Fushë që nuk zhvillon mësim pasi ka dëmtime të çatisë e për rrjedhojë futet uji brenda.

Gazetari i “ABC” Aldo Kozarja ka siguruar një foto të momentit kur fëmijët nxirren nga dera e shkollës me makinë, pasi oborri është i mbushur me ujë.

Shkolla tjetër është në Njësinë Kushove, Gramsh pasi prurjet e shumta të përroit përbëjnë rrezik për kalimin në shkollë./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!