Një djalë 11-vjeçar më në fund u ribashkua me gjyshen e tij pasi eci më shumë se 2700 kilometra. Romeo Cox u ribashkua me gjyshen e tij Rosemary, 77-vjeç, pas një udhëtimi tre mujor nga Palermo drejt Londrës.
Së bashku me të atin, ata udhëtuan nëpër Itali, Zvicër dhe Francë duke tejkaluar peripecitë e shumta, në mënyrë që të ribashkohej me gjyshen, që nuk e kishte parë më shumë se një vit. Pasi mbërritën në Londër, ai dhe babai i tij duhej të prisnin edhe dy javë për shkak të karantinës.
Sapo hyri në shtëpi, Rosemary i tha nipit të saj: “Unë jam me të vërtetë krenare për ty. Është fantastike kjo që ke bërë. Të lumtë.” “Kur iu afrova shtëpisë së gjyshes, fillova të vrapoj dhe e lashë babanë tim pas. Ishte përqafimi më i ngrohtë.”, tha Romeo. xh.d/abcnews.al