Përplasjet vijojnë/ Ukrainasit shkatërrojnë sistemin e artilerisë së mbrojtjes kundërajrore ruse

schedule11:29 - 1 Shtator, 2024

schedule 11:29 - 1 Shtator, 2024

Brigada ukrainase ‘Hart’ e rojeve kufitare kanë arritur të shkatërrojnë sistemin e artilerisë së mbrojtjes kundërajrore të ushtrisë ruse në Kharkiv- duke përdorur dronë kamikazë.

Nga kjo Brigadë është bërë e ditur se operacioni është kryer me sukses, dhe madje kanë publikuar pamjet e këtij aksioni.

“Grupet tona në terren me ndihmën e dronëve kanë zbuluar dhe shkatërruar sistemin artilerik të mbrojtjes kundërajrore të forcave pushtuese”, njoftuan ata.
Sipas rojeve kufitare, goditja ishte precize me dronë dhe sistemi artilerisë ZU-23-2 u përfshi menjëherë nga zjarri.
Në anën tjetër në Luhansk, ukrainasit kanë sulmuar pozicionet ruse me dronë – duke arritur t’i shkaktojnë humbje forcave pushtuese si në personel ushtarak ashtu dhe në makineri luftarake.