Përplasjet për krizën e çmimeve, Ekonomi: Besimi i bizneseve dhe konsumatorit është rritur

schedule17:27 - 9 Qershor, 2022

schedule 17:27 - 9 Qershor, 2022

Nga çështjet që lidhen me krizën e çmimeve e deri te investimet në infrastrukturën rrugore, kanë qenë temat që kanë sjellë përplasje mes opozitës dhe maxhorancës në parlament.

Rama pranoi se Bordet e Monitorimit të Çmimeve janë struktura të ngjashme me ato të regjimit komunist, por në kushtet e krizës ai e vlerëson si mekanizmin e vetëm.

Akuzave të opozitës për çmimet më të larta të karburantit të rajon, Rama nuk i mohon por rreshton një sërë masash që ka marrë qeveria e tij për të zbutur krizën.

Një përgjigje ka pasur edhe Ministrja e Shtetit për Standardet Milva Ekonomi.

Kam ndjekur diskutimet e opozitës në lidhje me shifrat dhe faktet që kanë sjellë në vëmendje për situatën ekonomike. Duhet ti përdorim të gjithë të dhënat situata është e tillë që lëviz përditë. Do ketë një inflacion në rritje që nga fundi I 2022 ka shkuar më tej edhe për vitin 2023. Rritja ekonomike është riparë edhe në Shqipëri. Uljen e rritjes ekonomike Shqipëria e ka më të ulët se mesatarja e rajonit ku bën pjesë. Po të shikoni diçka tjetër një anketim i BSH lidhur me besimin e bizneseve dhe konsumatorit.

Besimi i bizneseve dhe konsumatorit në Shqipëri është rritur. Kjo është shkalla e besimit lidhur me situatën ekonomike. Opozita të shikojë me kujdes të dhënat. Nëse monitorohet ky çmim I produkteve të shportës apo i energjisë dhe karburantit ka qëllim të mirë që të mos ngrihet përtej. Të dhënat nuk mund të shikohen vetëm në një kënd por duhen parë në kompleks. Duhet të jetë gjithmonë një zë”.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!