30 persona që kanë mbetur të lënduar gjatë përplasjeve mes tifozëve holandezë dhe italianë të ardhur në Tiranë për të ndjekur finalen e parë të Conference League, kanë përfunduar në spitalin universitar të Traumës.
Burime për Abc bëjnë me dije se 20 prej tyre janë efektivë policie. Ata kanë pasur kryesisht dëmtime të lehta. Janë trajtuar, observuar dhe më pas përcjellë me këshillat përkatëse. Aktualisht në spital nuk ndodhet asnjë i dëmtuar.
Disa punonjës policie, dhe tifozë të të dyja skuadrave por dhe disa qytetarë shqiptarë përfunduan në spital, ndërsa raportohet për të paktën 60 të shoqëruar në komisariate.
Pas konsumimit të tepërt të alkoolit, tifo grupet e dy skuadrave kanë dhunuar dhe terrorizuar qytetarët në Tiranë.
/abcnews.al