Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Europian, Josep Borrell, dënoi përshkallëzimin e dhunës midis Izraelit dhe palestinezëve. Ai u bëri thirrje të gjitha palëve që të tregojnë përmbajtje dhe të promovojnë paqen gjatë festave fetare.
Tensionet izraelito-palestineze u rritën pasi një turist italian u vra dhe pesë të tjerë u plagosën pasi një makinë shtypi këmbësorët në Tel Aviv. Kjo ngjarje ndodhi pas një sulmi me armë zjarri në Bregun e pushtuar Perëndimor, ku u vranë dy motra izraelite.
“Izraeli ka të drejtë të mbrojë veten. Në të njëjtën kohë, çdo përgjigje duhet të jetë proporcionale. BE-ja bën thirrje për ndarje të menjëhershme të dhunës. Çdo gjë duhet të bëhet për të parandaluar që konflikti të përhapet”, tha Borrell përmes një deklarate.
“Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve të tregojnë vetëpërmbajtje maksimale, të shmangin përshkallëzimin e mëtejshëm dhe të promovojnë paqe gjatë festave fetare”, shtoi ai.
/abcnews.al