Përplasjet mes bandave në Haiti, të paktën 28 viktima

schedule21:51 - 19 Nëntor, 2024

schedule 21:51 - 19 Nëntor, 2024

Përplasjet mes bandave kanë lanë të paktën 28 ​​të vdekur në kryeqytetin Haitian. Bandat nisën një sulm të ri në Pétionville, një nga lagjet më luksoze të Port-au-Prince.

Banda Viv Ansanm sipas raportimeve është përgjegjëse për incidentin e dhunshëm, i cili ka lidhur emrin e saj me një seri sulmesh në vend, dhe drejtohet nga ish-polici Jimmy Chérizier, i njohur gjithashtu si “Barbecue”, raporton Guardian.

Chérizier kishte njoftuar veprimin e bandës me anë të një videoje në rrjetet sociale, duke paralajmëruar për sulmin e ardhshëm.

Dhuna e bandave vazhdon të përshkallëzohet dhe vetëm disa ditë para sulmit në Pétionville, aeroporti i Haitit u mbyll për herë të dytë këtë vit pasi të shtënat me armë goditën një aeroplan të Spirit Airlines, duke plagosur një stjuardesë.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!