Përplasje “tulipanësh”/ U tranferua në Arabinë Saudite, Bergwijn “humbet” kombëtaren

schedule18:36 - 6 Shtator, 2024

schedule 18:36 - 6 Shtator, 2024

Arabia Saudite është kthyer në një destinacion të preferuar për shumë futbollistë, por nëse lojtarët ndjekin kontratat e majme të sheikëve, shumë trajnerë nuk i presin me shumë entuziazëm këto lëvizje.

Rrugën drejt kampionatit saudit mori edhe sulmuesi i kombëtares së Holandës, Steven Bergwijn, që firmosi për skuadrën e Al Ittihad. Por kjo zgjedhje i ka kushtuar vendin në përfaqësuesen holandeze.

Tekniku i “Tulipanëve”, Ronald Koeman ishte i qartë teksa komentoi vendimin e tij.

“Steven shkoi në Arabinë Saudite në moshën 26 vjeçare. Është e qartë se kjo lëvizje nuk ka të bëjë me ambiciet sportive. Dera e tij në kombëtaren e Holandës është zyrtarisht e mbyllur”,- duke nxehur jo pak gjakrat.

Sigurisht që kjo nuk i ka pëlqyer aspak sulmuesit, që me të njëjtin ton dhe përmbajtje i është përgjigjur trajnerit të tij.

“As që dua të luaj më për këtë trajner. Nuk dua të luaj për dikë që më portretizon siç bëri ai në media. Ai mund të më telefononte dhe të dëgjonte historinë time. Sigurisht, unë do të përmirësoj aspektin financiar. Nuk do të gënjej, por edhe aspekti sportiv është interesant. Do luajë me Benzema, Kante, Fabinho dhe Diaby”,- tha ndër të tjer “fantazisti” isulmit.

Steven Bergwijn u transferua tek Al-Ittihad nga Ajax për 21 milion euro, me sulmuesin që ka shënuar tetë gola në 35 ndeshje me kombëtaren e Holnadës ka firmosur kontratë 3-vjeçare nga e cila do të fitojë 9 milion euro në sezon. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!