Përplasje për “Evropën”, publikohen formacionet e sfidës Newcastle-Brighton

schedule19:20 - 18 Maj, 2023

schedule 19:20 - 18 Maj, 2023

Në orë 20:30, “dallëndyshet” e Neëcastle do të presin në “St. James’s Park”, “pulëbardhat” e Brighton në përballjen e vlefshme për Kampionatin anglez të futbolli, Premier League, përballje kjo që pritet të jetë decisive për kualifikimin e të dyja skuadrave në një kompeticion evropian sezonin e ardhshëm.

Përsa i përket rreshtimeve të lojtarëe, tekniku Eddie Howe ka vendosur të përdorë formacionin e zakonshëm, 4-3-3, ku në portë si zakonisht është vendosur Nick Pope. Në krahët e mbrojtjes janë Tripper e Burn, me qendrën që mbulohet nga Sven Botman e Fabian Schar. “Dirigjimi” i lojës në mesfushë i është besuar treshe Willock-Bruno Guimaraes-Joelinton, ndërsa “tridenti” i sulmit plotësohet nga Alexander Isak, Callum Wilson e Miguel Almiron.

Në krahun tjetër, tekniku italian Roberto De Zerbi ka vendosur t’i pozicionojë “pulëbardhat” e tij me formulën 4-2-3-1, ku në portë është vendosur Steele. Nga krahët e mbrojtjes vijnë Estupinan e Gross, ndërsa qendra ruhet nga Van Hecke e Dunk. Më të tërhequr janë Moises Caicedo e Billy Gilmour, ndërsa “përgjegjsia” e organizimit të aksioneve bie mbi treshen Buonanotte, Undav e Kaoru Mitoma, me “bomberin” Danny Welbeck që do të vendoset i vetëm në “majën” e sulmit. /i.m /abcnews.al 

Formacionet zyrtare: 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!