Përplasje mes bandave të drogës në Meksikë, 11 të vrarë dhe 5 të plagosur

schedule08:27 - 25 Maj, 2022

schedule 08:27 - 25 Maj, 2022

Rreth 15  persona të armatosur hapën zjarr në dy bare dhe një hotel në qytetin qendror të Meksikës Celaya mbrëmjen e të hënës duke vrarë të paktën 11 persona dhe duke plagosur 5, sipas mediave lokale, shkruan cbcnews.

Sipas gazetës, sulmuesit hodhën gjithashtu kokteje molotov. Autoritetet lokale nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesave për koment.

Guanajuato është bërë një nga rajonet më të dhunshme të Meksikës në vitet e fundit, ndërsa bandat e drogës luftojnë për marrjen e kontrollit të zonave.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!