Përplasje mes bandave në një burg në Honduras, humbin jetën 41 gra

schedule09:59 - 21 Qershor, 2023

schedule 09:59 - 21 Qershor, 2023

Të paktën 41 gra në një burg të Hondurasit kanë humbur jetën si pasojë e një përleshje mes bandave rivale. Mediat e huaja shkruajnë se 25 vdiqën si pasojë e djegieve, 16 të goditur me plumba.

Në burgun 25 kilometra në veri të kryeqytetit të Hondurasit Tegucigalpa, kaosi do të kishte shpërthyer kur disa të burgosur mbyllën gratë e bandës rivale në qeli duke i vënë flakën lokaleve, sipas burimeve të El Heraldo. Banorët në zonë raportuan se kishin dëgjuar britma dëshpërimi dhe të shtëna me armë në kompleksin e burgut.

Imazhet që qarkullojnë në rrjetet sociale dhe në disa grupe tregojnë kufoma të grumbulluara, të tjera të karbonizuar dhe disa me plagë me armë zjarri të shpërndara në zona të ndryshme të Cefas.

Në mediat e huaja thuhet se zëdhënësja e prokurorisë Yuri Mora, ka thënë se në Cefas kanë mbërritur pesë ekipe të mjekësisë ligjore, pasi 25 trupat e djegur është e opamundur që të identifikohen ndaj dhe do të bëhen analizat e AND-së.

Dy bandat rivale janë banda Mara Salvatrucha dhe Barrio 18 . Zëvendësministrja e Sigurisë, Julissa Villanueva, shpalli gjendjen e urgjencës në burg dhe kërkoi të vepronte me “dorë të fortë” për të siguruar objektin. Në një mesazh në Tëitter ai deklaroi se “aktet e vandalizmit apo parregullsitë nuk do të tolerohen” dhe se “është e autorizuar ndërhyrja e menjëhershme me shoqërimin e zjarrfikësve, policisë dhe ushtrisë”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!