Përplasje me armë në Nigeri, vriten 7 policë

schedule07:51 - 9 Maj, 2021

schedule 07:51 - 9 Maj, 2021

Të paktën 7 policisë janë vrarë pas një përplasje me persona  të armatosur në shtetin e pasur me naftë, Rivers, në Nigeri.

Mediat e huaja bëjnë me dije se persona të paidentifikuar kanë hapur zjarr në një pikë kontrolli në shtetin jugor, pastaj gjuajtën në dy stacione policie, duke vrarë oficerë dhe duke djegur makina patrullimi.

Ndërkohë në përplasjen me armë kanë humbur jetën dhe dy prej agresorëve, ndërkohë janë shpallur në kërkim të tjerët. Nuk ka asnjë informacion në lidhje me shkaqet e kësaj ngjarje .

Një numër oficerësh policie dhe ushtarësh janë vrarë në rajon javët e fundit, gjë që ka shkaktuar shtetrrethim gjatë natës. e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!