Përplasje fizike mes kandidatëve për deputet në Kosovë

schedule14:00 - 12 Shtator, 2019

schedule 14:00 - 12 Shtator, 2019

Dy deputetë në Kosovë janë përfshirë në një përplasje fizike jashtë studios së televizionit “T 7” menjëherë pas përfundimit të debatit. Sherri ka ndodhur mes Haki Abazit nga lëvizja “Vetëvendosja” dhe Dardan Molliqajt nga PSD.

Gazeta “Express” në Kosovë raporton se mbrëmjen e së enjtes debati mes dy kandidatëve për deputetë, Haki Abazi nga Lëvizja Vetëvendosje dhe ai nga koalicioni PSD-AAK, Dardan Molliqaj ka përfunduar në përleshje fizike.

Abazi dhe Molliqaj u përplasën disa herë verbalisht gjatë gjithë debatit në “Pressing T7”, duke ofenduar njëri-tjetrin. Abazi iu drejtua Molliqaj duke i thënë që të mos e thërrasë Hakia, pasi është gjini femërore, por ta thërrasë Hakiu.

Kurse Dardan Molliqaj ia ktheu se dukej pak si femër. Pas përfundimit të pjesës së parë të emisioni “Pressing”, Abazi dhe Molliqaj janë përplasur fizikisht. E nëse Abazi i Vetëvendosjes denoncoi rastin në polici, Dardan Molliqaj ka mohuar çdo akuzë duke thënë se nuk ka ndodhur asnjë përplasje fizike./ABC News Albania 24/7