Përplasje e policisë me bandat, 25 të vdekur në Brazil

schedule11:50 - 1 Nëntor, 2021

schedule 11:50 - 1 Nëntor, 2021

Të paktën 25 persona të dyshuar  se po planifikonin një grabitje banke janë vrarë nga policia e Brazilit. Policia Ushtarake tha se grupi kishte planifikuar të sulmonte institucionet financiare gjatë festës së All Souls.

Operacioni, i kryer së bashku me Policinë Federale, çoi në kapjen e “një arsenali të vërtetë lufte”. duke përfshirë mitralozë të kalibrit 50, pushkë, eksplozivë dhe jelek antiplumb. Grabitjet e bankave në shkallë të gjerë janë bërë të shpeshta gjatë viteve të fundit në Brazil, ku pengjet ndonjëherë përdoren si mburoja njerëzore.

Në gusht, hajdutët e bankave të armatosur me eksplozivë dhe pushkë terrorizuan një qytet në shtetin e Sao Paulos, duke marshuar me pengjet nëpër rrugë dhe duke i lidhur disa në makinat e tyre teksa po arratiseshin.

Në dhjetor, bandat e mëdha të grabitësve të bankave bastisën qytetet në dy anët e vendit, duke kapur pengje dhe garnizone të  shumta të policisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!