Pritej të ishte një përballje e luftuar, mirëpo ndonjëherë ka raste kur gjithçka shkon keq, duke krijuar “panik” në fushën e blertë, ashtu siç ndodhi edhe në pjesën e dytë të sfidës së fundit në Grupin A, të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024, mes Skocië dhe Hungarisë, në “MHP Arena”, të Shtutgartit.
Gjatë një ekzekutimi të një goditjeje dënimi, sulmuesi hungarez, Barnabas Vargas u përplas më fort se çduhej me “gardianin” skocez, Angus Gunn, duke ngelur pa ndjenja në fushën e blertë.
Në ndihmë të “bomberit” të Ferencvaros erdhi në mënyrë të menjëhershme, me mjekët e specializuar, që ndihmuan në shoqërimin e tij për në spital, ku do të mësohet më shuëm se çfarë konkretish ka sulmuesi i Hungarisë. /i.m /abcnews.al