Gareth Bale është i padëshirueshëm ti Real Madrid. Ish presidenti i madrileneve, Ramon Kalderon ka theksuar se Florentino Perez i ka premtuar trajnerit Zidane shitjen e uellsianit.
Merkatoja e Real Madrid mund te konsiderohet e bllokuar nga situata ku aktualisht ndodhet Gareth Bale. Madrilnet kanë shpenzuar shuma të majme por afrimet e reja nuk mund të zyrtarizohen pa u zgjidhur përfundimisht e ardhmja e Gareth Bale. Pak ditë më parë trajneri Zidane deklaroi hapur se Bale duhet të largohet, sa më shpejt aq më mirë.
Një mesazh i qartë për uellsianin i cili nëse vendos të qëndrojë në Bernabeu aktivizimi do të jetë me pikatore. Ish presidenti i Real Madrid, Ramon Kalderon deklaron se problemet e Zidan dhe Bale kanë nisur para largimit nga francezit vitin e kaluar.
Ish numri një i skuadrës madrilène zbulon më tej se presidenti aktual i Real Madrid, për ta bindur Zidanin që të rikthehej i ka premtuar largimin e Bale.
Situata e krijuar tek Reali është mjaft e vështirë për të gjithë. Në fundin e sezonit të kaluar, Zidane nuk e kishte në plan Bale dhe preferonte të mbante Ronaldon por ndodhi e kundërta. Presidenti nuk e ndoqi këshillën e Zidane i cili vendosi të largohej.
Kur u rikthye në mesin e sezonit të kaluar, Perez i premtoi se Bale nuk do të ishte pjesë e skuadrës në sezonin e ri. Fjalët e Zidane pak ditë më parë tregojnë se e ka humbur durimin me presidentin dhe dëshiron me çdo kusht largimin e 31 vjeçarit.
Skuadra e Interesuar për shërimet e Bale është Manchester United dhe ish skuadra e Totenhem. Uellsiani mund të përdoret nga madrilenët për të sjellë Pogbanë në Madrid./ABC News Albania 24/7