Në fund të derbit të Londrës mes Chelsea dhe Tottenham pati një përplasje mes dy teknikëve të skuadrave respektive.
Sherri Antonio Conte dhe Thomas Tuchel mori një vëmendje të madhe, pasi sfida u mbyll 2-2 mes tyre, por tashmë siç raporton “Football.london”, tekniku gjerman dhe ai italian kanë dërguar nga një letër drejt FA-së duke kërkuar falje për këtë veprim të kryer.
“Unë isha i surprizuar dhe jo i lumtur për faktin që një shtrëngim duarsh më bëri që të përdorja forcën fizike. Unë nuk e teprova me reagimin ndaj këtij reagimi dhe isha krenar për sjelljen time. Nëse do të reagoja, situata do të shkonte akoma dhe më keq”, ka shkruar Conte.
“Në fund të sfidës unë i zgjata dorën zotit Conte si një akt sportiv. Zoti Conte më shtrëngoi dorën por nuk më pa në sy dhe unë e konsideroj këtë veprim si mungesë respekti ndaj meje. Kështu që unë i mbajta dorën dhe i thashë të më shikonte në sy. Zoti Conte u kthye me një gjuhë të keqe në italisht. E kuptova që unë duhet të isha marrë me sjelljen e zotit Conte në një tjetër mënyrë (p.sh të flisja më të privatisht më vonë). I kërkoj falje FA-së dhe Komisionit disiplinor për shkaktimin e këtyre incidenteve”, ka shkruar gjithashtu edhe trajneri gjerman Tuchel. /f.a/abcnews.al