Përplasja PS-PD zhvendoset në Bruksel, ja çështjet e nxehta

schedule16:56 - 2 Dhjetor, 2022

schedule 16:56 - 2 Dhjetor, 2022

Takimi i 15-të  BE-Shqipëri në nivelin e komitetit parlamentar të asocim-stabilizimit nuk ka ruajtur të njëjtën harmoni midis deputetëve të mazhorancës dhe opozitës në ditën e dytë të tij. Kjo për shkak të çështjeve të luftës kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe çështjen e medias, ku palët kanë shpalosur krejtësisht qëndrime të ndryshme, siç e shpjegon Jorida Tabaku.

“Në kisha pesë qëllime kryesore. E para, doja që të përfshihej çështja e zgjedhjeve dhe ka një paragraf shumë të fortë i marrë nga OSBE/ODHIR për këtë në rezolutë: shitblerja e votës, ndikimi që ka shteti dhe shkrija e shtetit me partinë, rrjedhja e të dhënave të patronazhistëve, çështje që lidhen me ndikimin kriminal në zgjedhje dhe sekretin e votës, korrupsionin dhe krimin e organizuar. Doja të evidentoja me rënien e vendit në indeksin e Transparence International dhe rritja e krimit të organizuar, që tashmë është një model që po eksportohet jashtë Shqipërisë dhe prek shtetet e BE-së dhe sulmet politike ndaj organeve të drejtësisë”, tha Jorida Tabaku.

Një nga pikat e forta të takimit mbetet roli i deputetëve të Shqipërisë për dialogun Prishtinë-Beograd dhe procesin e liberalizimit të vizave, që është evidentuar dhe në pyetjen e shtruar nga Taulant Balla dhe përgjigjen e përfaqësuesit të presidencës çeke të Bashkimit Europian.

“Çfarë ndodh nëse sistemi ETIAS nuk hyn në fuqi në 1 tetor 2023. Qytetarët e Kosovës do të presin sërish”, tha Taulant Balla.

Martin Kosatka, presidenca çeke:

“Nëse sistemi nuk hyn në fuqi deri në fund të vitit të ardhshëm, atëherë do të vijohet me zbatimin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës pa hyrjen në fuqi të ETIAS. Ky ishte rezultati i arritur nga negociatat në gjirin BE-së”.

Takimi 15 i komitetit parlamentar të stabilizim asociimit BE-Shqipëri ka përfunduar me një rezolutë prej 17 pikash të aprovuara nga deputët shqiptarë dhe të Parlamentit Europian, që do të shërbejë si bazë për rezolutën e raportuese për Shqipërinë në Parlamentin Europian , Isabel Santos vitin e ardhshëm.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!