Është shtyrë seanca paraprake në gjykatë për Ervis Martinajn dhe Elio Hadon, të akuzuar për përplasjen me armë zjarri në një lokal në ish-Bllok, ku mbeti i vrarë shtetasi Fabian Gaxha.
Gazetarja Glidona Daci raporton për abcnews.al se shkak për shtyrjen e seancës është bërë mos njoftimi i të gjitha palëve për gjyqin e sotëm.
Ngjarja e rëndë ndodhi më 4 tetor të 2018, ku nga përplasja me armë u vra Gaxha dhe u plagosën Hado e Martinaj.
N.D./abcnews.al