Përplasja në Elbasan: Ku i morën plumbat viktima e të plagosurit, lirohen të shoqëruarit

schedule10:45 - 22 Prill, 2021

schedule 10:45 - 22 Prill, 2021

Detaje të reja mësohen nga përplasja me armë për motive zgjedhjesh në Elbasan ku i vrarë mbeti Pjerin Xhuvani e u plagosën katër të tjerë. Mësohet se armët në vendin e ngjarjes u shkrepën 16 herë. Mjeku Xhuvani u qëllua dy herë në kokë dhe një herë në krahun e majtë.

Lexo edhe: Gazment Bardhi shpjegon ngjarjen në Elbasan: Arbër Paplekaj nuk është shoqëruesi im, as vrasës

Kurse, 32-vjeçari Eltjon Bodinaku  ka marrë një plumb tek pjesa e legenit e më pas iu nënshtrua një operacioni. Aktualisht ai është në gjendje të qëndrueshme shëndetësore në Spitalin e Elbasanit. I plagosuri tjetër, 50-vjeçari Pavlo Vuksani u qëllua me një plumb në qafë, pa pasojë të rëndë, Emiljan Prenga mori një plumb në kofshë, e efektivja e “Shiponjave”, Xhensila Sota u plagos në këmbë.

Nga përplasja e armatosur, plumbave u shpëtuan katër efektivë të “Shqiponjave” dhe dy zv/drejtorët, Niko Palla dhe Albert Nushi. Mësohet gjithashtu se plumbat e dalë nga arma e Arbër Paplekajt qëlluan edhe fasadën e një subjekti privat në lagjen “5 Maji”, pa pasoja në njerëz.

Aktualisht i arrestuar është vetëm autori i ngjarjes ndërsa të shoqëruarit janë liruar. sb/abcnews.al/