Përplasja në Elbasan, Bardhi: Rama po luan me rregulla loje të prishura

schedule21:44 - 22 Mars, 2021

schedule 21:44 - 22 Mars, 2021

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për qarkun e Elbasanit, Gazment Bardhi e ka mohuar që incidenti gjatë Ditës së Verës, ku mbështetësit e PS dhe PD u përplasën fizikisht të ketë ardhur si provokim nga ana e demokratëve.

Në një intervistë për emisionin “Log.” me Endri Xhafon, Bardhi tha se kryeministri Edi Rama po luan me rregulla loje të prishura.

“Pohoj me përgjegjësi është se Rama po luan me rregulla loje të prishura. Nuk po merr përgjegjësinë për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme”, theksoi Bardhi, ndërsa shtoi se nuk pati asnjë organizim nga PD.

Sipas tij thirrjet “Rama ik” nuk ishin për të provokuar, por tashmë janë kthyer në refren dhe se qytetarët janë të lirë të kenë pakënaqësi për çdo politikan të caktuar.

Demokrati u shpreh i bindur se në Elbasan do të dalin fitues, ndërsa theksoi se e rëndësishme është që qytetarët të shprehin lirshëm vullnetin e tyre me votë.

Pjesë nga intervista:

Gazment Bardhi: Kryetari Lulzim Basha ishte për të festuar Ditën e Verës, në momentin e agresionit Basha ka qenë në një takim duke për kafe me përfaqësuar të familjeve tradicionale.

Endri Xhafo: A nuk ishte provokim “Rama ik”?

Gazment Bardhi: Është një refren që dëgjohet sa herë shfaqet kryeministri. Çdo qytetar ndjehet i lirë ka të drejtën të mirëpresë ose jo një politikan të caktuar. Unë kam dëgjuar një deklaratë të Ballës se agresorët nuk janë mbështetës të PS. Por nuk kam dëgjuar shpjegimin ç’lidhje kishin ata me ruajtjen e perimetrit të sigurisë së kryeministrit. Balla nuk është distancuar nga dhuna, por ka thënë se nuk kanë kartë anëtarësie të PS.

Endri Xhafo: Ata që thirrën Rama ik ishin të organizuar apo thirrje spontane?

Gazment Bardhi: Nuk ka pasur asnjë organizim, ata ishin qytetarë që ishin në shesh për të festuar dhe për të pritur zotin Basha. Kryetari ishte duke zhvilluar brenda ish-Turizmit një takim me përfaqësues të familjeve të vjetra të Elbasanit. Nuk ka pasur asnjë organizim. Ky nuk është provokim, as parrullë politike por shprehje e lirë e çdo qytetari.

Endri Xhafo: Ka lidhje shkak-pasojë Elbasani një qytetet me probleme të sigurisë, apo qëlloi data 14?

Gazment Bardhi: Përfaqësues të PS janë të lidhur me krimin dhe është fakt i njohur publik dhe i dokumentuar nga ana jonë.

Endri Xhafo: Shënjestrojnë ata të LSI? Data 14 ishte prishje e kësaj qetësie midis elementëve në terren të PS dhe PD?

Gazment Bardhi: Ne përballemi çdo ditë me kërcënime nga eksponentë të caktuar të policisë apo administratës. Nuk e di çfarë po ndodh me strukturat e LS. Pohoj me përgjegjësi është se Rama po luan me rregulla loje të prishura. Nuk po merr përgjegjësinë për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Endri Xhafo: Ndryshimi i rregullave të lojës ka të bëjë me shtet policor?

Gazment Bardhi: E gjithë Shqipëria pa akte dhunë nga eksponentë të identifikuar dhe sot nuk ka asnjë person prapa hekurave. Kjo tregon se Policia e Shtetit është në shërbim të partisë që është në pushtet. Qytetarët e Elbasanit janë të lodhur nga dhuna.

Endri Xhafo: Ka një gjë që nuk më rri në logjikë. Kur je në pushtet ajo që ke në interes është të bëhet zhurmë. Dhuna krijimi i zhurmës nuk më shkon në arsyetim logjik që kjo mazhorancë ka interes për dhunë…

Gazment Bardhi: Është tregues i qartë i humbjes së qetësisë nga kundërshtari. I pret humbje. Dëgjova zonjën Kushi që tha se janë në kontakt me qytetarët. Në asnjë zona të Elbasanit asnjë eksponent i PS nuk pritet nga qytetarët.

Endri Xhafo: Çfarë konsiderohet për ju fitore?

Gazment Bardhi: Ne do dalim fitues në Elbasan. Ne kemi objektivat tona. Ajo që ka interes është se qytetarët e Elbasanit të shprehin të lirë vullnetin e tyre në zgjedhje. Kam besim te qytetaria e banorëve të qarkut të Elbasanit. Kam besim që në këto zgjedhje koalicioni i opozitës do të marrë rezultat spektakolar.

Endri Xhafo: Kush e sulmoi zyrën e PS në Fier?

Gazment Bardhi: Në dijeni time personi që e ka bërë është identifikuar. Nuk është sulm nga PD. Apeli im është që mbështetësit tanë të ruajnë qetësinë dhe të bëjnë fushatë model. Qytetarët të lejohen të votojnë në mënyrë të lirë dhe secili prej nesh të kountribuojë. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!