“Përplasja” mes Washington dhe Shtëpisë së Bardhë për monumentet në qendër të debateve

schedule15:34 - 2 Shtator, 2020

schedule 15:34 - 2 Shtator, 2020

Ka filluar një ‘betejë’ për simbolet më të diskutueshme të së kaluarës në Uashington, ku një komision këshillues i administratës vendore ka propozuar ndryshimin e emrit apo heqjen e më shumë se 150 monumenteve, ndërtesave, shkollave dhe parqeve, shkruan la Republicca.

Lista e hartuar pas protestave për vrasjen e afro-amerikanit George Floyd nga një grup pune i krijuar nga kryebashkiaku demokrat Muriel Bowser, përfshin obeliskun e Uashington Monument, Jefferson Memorial, statujat e Cristoforo Colombo dhe atë të ish presidentit amerikan Andrew Jackson.

Por reagimi i Shtëpisë së Bardhë ndaj këtij plani është shumë i ashpër. Presidenti amerikan Donald Trump mendon se këto vende duhen ruajtur dhe respektuar. Në një deklaratë për media, Shtëpia e Bardhë theksoi se deri në momentin që Trump do të jetë president i vendit, rekomandimet e papërgjegjshme të kryebashkiakut nuk do të dëgjohen pasi qyteti i përket popullit amerikan dhe ai duhet të ketë turp vetëm për faktin që e ka menduar një gjë të tillë./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!