Përplasja me armë në Vlorë, efektivi dëshmon para policisë: Çfarë ndodhi mes meje dhe Juxhinos

schedule23:26 - 29 Prill, 2022

schedule 23:26 - 29 Prill, 2022

Qyteti i Vlorës u trondit nga një ngjarje e rëndë pasditen e kësaj të premteje, ku pati të shtëna me armë mes Lisi Myrtajt që është efektiv policie dhe Juxhino Todit (mbiemër i ndryshuar) i cili është djali i kryebashkiakut të Kaninës.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “10 Koriku” pranë zonës së Lungomares, por fatmirësisht nuk ka patur të lënduar vetëm dëme materiale, ku një nga plumbat ka prekur xhamin e makinës ML e cila ishte në pronësi të kryeplakut të Kaninës.

Lidhur me ngjarjen ka dëshmuar Lisian Myrtaj, i cili ka qenë edhe personi që ka njoftuar menjëherë policinë pas përplasjes me armë mes tij dhe Juxhino Todi Alirajt.

Sipas News 24, Myrtaj ka thënë në polici se ai ka qëlluar për vetëmbrojtje dy herë në drejtim të makinës, pasi është qëlluar më parë nga Juxhino Todi Aliraj.

Dëshmia e efektivit

Në dëshminë e zbardhur nga News 24 efektivi i Policisë, Lisjan Myrtaj, i cili është dorëzuar vet përpara kolegëve të tij ka dhënë një version tjetër nga çfarë është folur deri tani. Ai është shprehur se ka patur më parë një debat me Juxhin Todi (Aliraj).

Efektivi i Policisë ka deklaruar se kur ka dalë nga shtëpia, ka parë makinën e Juxhinit i cili sapo e ka parë i ka drejtuar armën duke e ofenduar dhe e ka shkrepur dy herë.

Sipas tij, kjo ka bërë që ai të reagojë për vetëmbrojtje duke goditur në drejtim të makinës. Ai ka telefonuar sallën operative 3 herë dhe është vetdorëzuar duke deklaruar se ka goditur për vetëmbrojtje jashtë derës së shtëpisë së tij.

Aliraj i cili është në fuoristradën ML nuk është kapur ende nga ana e policisë ndërsa sipas efektivit të Deltës ,kur i ka shkuar Juxhini te shtëpia, ai ka qenë i vetëm. Motiv i debatit sipas burimeve ka qenë akuza e Juxhinit se efektivi i policisë i kishte parë të dashurën më parë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!