Përplasja me armë në Elbasan, Balla viziton në spital policen e plagosur

schedule17:20 - 21 Prill, 2021

schedule 17:20 - 21 Prill, 2021

Nga përplasja me armë zjarri sot në Elbasan e plagosur mbeti edhe efektivja e policisë Xhensila Sota, e cila tentoi që të parandalonte krimin.

Lexo edhe: EKSKLUZIVE/ Vrasja në Elbasan, Arbër Papleka grabiti një automjet dhe u dorëzua te RENEA në Tiranë

Sota ka marrë një plumb në këmbë si pasojë e breshërisë së të shtënave, ndërsa ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spital. Sekretari i përgjithshëm i PS-së, drejtues politik në Elbasan, Taulant Balla e ka vizituar efektiven e plagosur në spital.

Nga fotoja, efektivja duket se ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Si pasojë e përplasjes me armë sot në Elbasan u vra Pjerin Xhuvani, ish-kryetar i LSI-së në këtë qytet disa vite më parë, ndërsa tashmë ishte bashkuar me PS-në dhe në 14 mars u denoncua në PD për përplasjen ditën e verës.

Nga njëri grup u vra Xhuvani dhe u plagos dhëndri i tij, Eltjon Bodinaku, ndërsa në krahun tjetër u plagosën Emiljan Prenga 39 vjeç dhe Pavlo Vuksani 50 vjeç, që janë pjesë e shtabit të PD-së dhe u arrestua autori i vrasjes së 56-vjeçarit, Arbër Papleka, gjithashtu pjesë e PD-së në Elbasan. / Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!