Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Përplasi të rinjtë në aksin ‘Shkodër-Lezhë’, arrestohet 33 vjeçarja

schedule11:06 - 5 Maj, 2025

schedule 11:06 - 5 Maj, 2025

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasen 33 vjeçare, pasi ditën e djeshme duke drejtuar automjetin e saj, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti është përplasur me motomjetin elektrik.

Për pasojë, dy të rinjtë të cilët udhëtonin me këtë motomjet përkatësisht 17 dhe 18 vjeç u përplasën me një tjetër automjet me drejtues shtetasin 45 vjeçar. Nga aksidenti janë dëmtuar lehtë dy të rinjtë.

Mbi drejtuesen 33 vjeçare rëndon akuza për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. /abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!