Arrestohet drejtuesi i makinës që përplasi për vdekje ditën e djeshme një person në Lezhë. I arrestuari është M. D. 26 vjeç.
Dje në Torovicë duke drejtuar automjetin tip “Benz” ai përplasi një të moshuar 71 vjeç, që po kalonte në rrugë i cili për pasojë ndërroi jetë.
Pas aksidentit, 26-vjeçari braktisi mjetin dhe u largua nga vendngjarja, por arratisja zgjati shumë pak pasi u arrestua.
Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”./ Abcnews.al