Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Përplasi për vdekje të riun, arrestohet shoferi 77-vjeçar në Devoll

schedule09:58 - 25 Gusht, 2021

schedule 09:58 - 25 Gusht, 2021

Devoll- Policia e Korçës ka arrestuar Adi Koçileri, pasi ditën e djeshme ka shkaktuar një aksident me pasojë vdekjen e një personi.

Sipas policisë, A. K., 30 vjeç, banues në fshatin Hoçisht, Devoll, është arrestuar pasi mbrëmjen e djeshme, pranë kryqëzimit të fshatit Cangonj, Devoll, ky shtetas duke drejtuar mjetin tip “Benz”, është përplasur me mjetin motor tip “Piaggio”, pa targa, me drejtues shtetasin A. Sh., 77 vjeç, banues në fshatin Cangonj, Devoll, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të informacionit paraprak datë 24.08.2021, ju informojmë se specialistët e Sektorit për Policinë Rrugore në DVP Korçë, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” të shtetasit A. K., 30 vjeç, banues në fshatin Hoçisht, Devoll, pasi mbrëmjen e djeshme, pranë kryqëzimit të fshatit Cangonj, Devoll, ky shtetas duke drejtuar mjetin tip “Benz”, është përplasur me mjetin motor tip “Piaggio”, pa targa, me drejtues shtetasin A. Sh., 77 vjeç, banues në fshstin Cangonj, Devoll, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!