Një aksident i rëndë u regjistrua pasditen e djeshme në aksin Elbasan-Cërrik. Mjeti tip Audi që drejtohej nga 25 vjeçari A.Sh., 25 vjeç përplasi një motoçikletë ku udhëtonin dy persona. Fatkeqësisht të dy humbën jetën. Policia bën të ditur se ka arrestuar drejtuesin e mjetit tip “Audi”.
“Arrestimi i tij u bë pasi duke drejtuar mjetin tip “Audi”, në aksin rrugor Elbasan- Cërrik, në fshatin Shirgjan, Elbasan, është përplasur me motoçikletën, dhe për pasojë kanë humbur jetën drejtuesi i motoçikletës shtetasi E.D., 35 vjeç, dhe pasagjeri i motoçikletës shtetasi F.Q., 56 vjeç, banues në fshatin Shirgjan, Elbasan”, bëri të ditur policia.
Paraprakisht thuhet se shkak për aksidentin u bë lagjështia në rrugë dhe mungesa e ndriçimit.