Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 44 vjeçar, i cili mbrëmjen e së shtunës ka përplasur për vdekje një këmbësor.
Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Tiranë-Durrës, ku shtetasi G.T.,44 vjeç duke drejtuar mjetin tip kamion “Iveko”, ka aksidentuar shtetasin Xh.S., 63 vjeç, i cili për pasojë ndërroi jetë.
Njoftimi i policisë:
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin:
G.T.,44 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas me datë 25.04.2020, në aksin rrugor Tiranë-Durrës, duke drejtuar mjetin tip kamion “Iveko”, ka aksidentuar shtetasin Xh.S., 63 vjeç, i cili për pasojë ndërroi jetë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largim nga vendi aksidentit”./abcnews.al