Përplasi për vdekje 35-vjeçaren në rrugën Tiranë-Durrës, kapet i riu

schedule13:24 - 14 Shtator, 2023

schedule 13:24 - 14 Shtator, 2023

Një 27 vjeçar ka rënë në prangat e polcisë së Tiranës pasi akuzohet se ka përplasur për vdekje një 35 vjeçare.

Sipas policisë mësohet se ngjarja ka ndodhur në rrugën dytësore Tiranë- Durrës, ku si pasojë e përplasjes ka humbur jetën në spital nga plagët e marra Matilda Salla.

“Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore arrestuan, 27 vjeçarin, banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme, në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, ka aksidentuar një 35 vjeçare, e cila si pasojë është dëmtuar dhe ka ndërruar jetë më pas, në spital” njofton policia.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!