Një 66-vjeçar është arrestuar paraditen e kësaj të marte në Fier.
Dyshohet se 66-vjeçari është përfshirë dje në një aksident, ku për pasojë ka mbetur i lënduar një 64-vjeçar.
Sipas informacioneve të policisë, i lënduari ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve.
“Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin 66 vjeç, banues në Divjakë, pasi ditën e djeshme, duke drejtuar automjetin tip “Renault”, është përfshirë në aksident me motomjetin me drejtues shtetasin 64 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.”, thuhet në njoftimin e policisë.
/abcnews.al