Përplasi makinën e parkuar, shoferi nga Korça nuk i bindet policisë: Nuk e bëj testin e alkoolit

schedule12:02 - 9 Dhjetor, 2022

schedule 12:02 - 9 Dhjetor, 2022

Policia e Korçës ka nisur hetimet për drejtuesin e një mjeti, pasi ky i fundit ka përplasur një makinë të parkuar në rrugë dhe ka refuzuar më pas të kryejë testin e alkoolit, duke mos iu bindur patrullës së policisë.

Njoftimi i Policisë

Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin V. N., banues në Korçë.
Ky shtetas, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, në lagjen nr. 1, Pogradec, ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti është përplasur me automjetin tip “Ford”, të parkuar në rrugë, duke i shkaktuar dëme materiale. Pas ndalimit, shtetasi V. N. nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë Rrugore, për të kryer testin e alkoolit.

/abcnews.al/