Një 19 vjeçar është arrestuar nga policia pas aksidentoi një këmbësor në Vorë. Automjeti me të cilin udhëtonte ka dalë nga rruga duke përplasur një 37 vjeçar, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
19 vjeçari, i cili rezultoi pa leje drejtimi, u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes por u ndalua më pas nga policia.
– L. M., 19 vjeç, banues në Vorë, pasi duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë, automjeti ka dalë nga rruga dhe ka dëmtuar shtetasin T. K., 37 vjeç (këmbësor), i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. 19-vjeçari u largua nga vendi i aksidentit, por si rezultat i veprimeve të shpejta policore, u identifikua dhe u kap më pas”, njofton policia./abcnews.al