Një drejtues motoçiklete humbi jetën këtë të diel si pasojë e përplasjes me një automjet. Ngjarja e rëndë ndodhi rreh orës 18:45 në Farkë.
“Si pasojë e përplasjes dhe plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital, drejtuesi i motoçikletës shtetasi L. M”, thotë policia në një njoftim.
Gjithashtu uniformat blu bëjnë të ditur se drejtuesi i mjetit, E.Ç., është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.
Ndërkohë, policia rrugore po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, dhe shkakut të aksidentit./abcnews.al