Një 48-vjeçar ka humbur jetën në një aksident në qytetin e Ballshit. Sipas policisë, ngjarja ndodhi mesditën e kësaj të mërkure dhe viktima ishte duke ecur në këmbë. Ai u përplas nga një makinë tip “Benz” që drejtohej nga një 26-vjeçar banor u Burrelit.
Nuk janë sqaruar akoma rrethanat e këtij aksidenti, ndërsa policia sqaron se i dëmtuari fillimisht u dërgua në spitalin e Ballshit. Por për shkak të gjendjes së rëndë, ai u dërgua për në spitalin e Fierit, por fatkeqësisht ndërroi jetë rrugës./ABC News Albania 24/7