Një person është plagosur dhe ndodhet gjendje të rëndë si pasojë e një aksidenti që u regjistrua pasditen e sotme në aksin Lezhë-Laç.
Një makinë tip “Benz” është përplasur me një kamionçinë në Milot.
Një nga drejtuesit e makinave ka marrë plagë të shumta në trup dhe është transportuar në spitalin e Traumës në Tiranë.
Gazetari i “ABC”-së, Gjergj Figuri raporton se “Benz”-i duke tentuar që të shmangë përplasjen ka marrë përpara edhe disa fuçi që ndodheshin në krah të rrugës./ Abcnews.al