Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Përplaset autobusi në Pakistan, raportohet për 28 viktima dhe 40 të plagosur

schedule15:27 - 19 Korrik, 2021

schedule 15:27 - 19 Korrik, 2021

Të paktën 28 persona kanë humbur jetën dhe 40 janë plagosur si pasojë e përplasjes së një autobusi në Pakistan. Autobusi ka qenë duke udhëtuar nga qyteti industrial Sialkot në Dera Ghazi Khan, në provincën Punxhab, sipas një njoftimi të policisë.

Shumica e të vdekurve dhe të plagosurve kanë qenë punëtorë, të cilët kanë qenë duke u kthyer në shtëpi, për të festuar me familjet e tyre festën e Kurban Bajramit. Disa prej të plagosurve janë në gjendje kritike.

Nuk dihet ende shkaku i aksidentit, ndërsa kanë filluar hetimet për zbardhjen e ngjarjes.



Aksidentet vdekjeprurëse janë shumë të zakonshme në rrugët e Pakistanit. Rrugët e këqija, makinat që nuk janë të mirëmbajtura dhe mosrespektimi i rregullave të trafikut janë shkaku i mijëra viktimave në vit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!