Përplaset autobusi në jug të Francës/ Shënohen 2 viktima dhe mbi 30 të plagosur

schedule19:46 - 2 Dhjetor, 2024

schedule 19:46 - 2 Dhjetor, 2024

Një aksident i rëndë ka ndodhur në jug të Francës ku mbetën dy vikima dhe u plagosën më shumë se 30 të tjerë.

Një total prej 47 personash, përfshirë shoferin, ishin në autobus kur ndodhi përplasja të dielën në orën 17:00 pranë stacionit të skive të Porte-Puymorens, sipas administratës rajonale.

Mjeti u përplas me një shkëmb në rrugën e kthesave N320 në rajonin e Pirinejve, i cili kufizohet me Spanjën dhe Andorrën.

Autoritetet lokale thanë se 10 persona ishin plagosur rëndë, ndërsa 32 të tjerë kishin lëndime por jashtë rrezikut për jetën.

Operacioni i shpëtimit përfshiu më shumë se 170 persona, përfshirë nga Katalonia në Spanjë dhe Andorra. Në gadishmëri u ndodhën 133 zjarrfikës dhe 40 ushtarë. /abcnews.al