Rreth 17 njerëz kanë humbur jetën dhe 16 të tjerë janë lënduar kur një autobus që po bartte pelegrinë rrëshqiti nga rruga dhe ra në një kanal të thellë në jugperëndim të Pakistanit, thanë zyrtarët të enjten.
Tridhjetë e tre njerëz ishin në autobus, përfshirë shoferin, kur ndodhi aksidenti.
Guvernatori i Baluçistanit, Mir Sarfraz Bugti, shprehu keqardhje për aksidentin./REL