Dy persona janë lënduar këtë të mërkurë si pasojë e një aksidenti rrugor.
Burime për abcnews.al bëjnë me dije se dy makina janë përplasur në aksin Lezhë-Milot.
Mësohet se një mjet tip Wolsvagen ka humbur kontrollin dhe pasi ka përplasur edhe një tjetër mjet ka dalë nga rruga duke u përplasur me barrierat anësore të një karburanti.
Policia bën me dije se si pasojë e përplasjes kanë marrë dëmtime dhe janë dërguar në spitalin Rajonal Lezhë drejtuesi i mjetit shtetasi D.N., dhe pasagjeri shtetasi A.P.,17 vjeç, banues në Lezhë.
Njoftimi i plotë:
Rreth orës 09:10 , në aksin rrugor Milot-Lezhë, në Ishull Lezhë, mjeti tip “Volkswagen ” me drejtues shtetasin D.N.,20 vjeç, ka humbur kontrollin duke u përplasur me barrierat mbrojtëse të një karburanti.
Si pasojë e përplasjes kanë marrë dëmtime dhe janë dërguar në spitalin Rajonal Lezhë drejtuesi i mjetit shtetasi D.N., dhe pasagjeri shtetasi A.P.,17 vjeç, banues në Lezhë.
Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.e.su./abcnews.al