Përplasen dy trena në Indonezi, 3 të vdekur dhe 28 të plagosur

schedule08:27 - 5 Janar, 2024

schedule 08:27 - 5 Janar, 2024

Të paktën tre persona humbën jetën dhe 28 të tjerë u plagosën pas përplasjes së dy trenave mëngjesin e së premtes në Indonezi në ishullin e madh Java.

Aksidenti ndodhi në orën 06:30 pranë qytetit Kikalenga në provincën Java Lindore, tha një zëdhënës i policisë. Mësohet se në një tren kishte 287 pasagjerë, ndërsa në tjetrin 191 persona.

Sipas agjencisë franceze të lajmeve, pasagjerët e lënduar janë transportuar në spitale.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!