Përplasen dy trena në Çeki, 4 të vdekur dhe mbi 20 të plagosur

schedule08:10 - 6 Qershor, 2024

schedule 08:10 - 6 Qershor, 2024

Katër persona kanë humbur jetë dhe mbi 20 të tjerë janë plagosur nga përplasja e dy trenave në Republikën Çeke.

Ngjarja e rëndë është shënuar në Pardubice, rreth njëqind kilometra në lindje të Pragës, ku një tren ekspres, i drejtuar për në qytetin ukrainas të Chop (në kufirin me Sllovakinë), u përplas kokë më kokë me një tren mallrash.

Në mjetin e parë udhëtonin mbi 300 pasagjerë. Ministri i Brendshëm, Vit Rakusan konfirmoi vdekjen e 4 personave dhe 23 të plagosurve.

Kryeministri çek Petr Fiala foli për një “tragjedi të madhe” dhe shprehu ngushëllimet e tij për të afërmit e viktimave.

Sipas zëdhënëses së departamentit lokal të zjarrfikësve Vendula Horakova, treni i mallrave po transportonte karabit kalciumi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!