Të paktën 67 persona u plagosën në qytetin rus të Kemerovës të enjten pasi dy tramvaje u përplasën në një urë, tha Ilya Seredyuk, guvernatori në detyrë i rajonit.
Tre prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë. Në Telegram, Seredyuk tha se një person ishte në operacion dhe dy në kujdes intensiv në një spital në qytetin siberian.
Nuk dihen ende rrethanat dhe shkaqet e aksidentit./abcnews.al