Katër persona janë plagosur mëngjesin e kësaj të enjte si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në rrugën dytësore Tiranë- Durrës.
Sipas policisë mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:20, në rrugën dytësore Tiranë- Durrës, janë përfshirë në aksident mjeti me drejtues P.P., me mjetin me drejtues J.P., dhe për pasojë janë dëmtuar katër pasagjeret që ndodheshin në makina.
Por fatmirësisht të gjithë të lënduarit po marrin ndihmën mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i plotë:
Më datë 23.07.202, rreth orës 07:20, në rrugën dytësore Tiranë- Durrës, janë përfshirë në aksident mjeti me drejtues P.P., me mjetin me drejtues J.P., dhe për pasojë janë dëmtuar pasagjerët D.M.,21 vjeçe, E.B., 33 vjeçe, L.M.,21 vjeçe dhe L.D., 42 vjeçe, të cilat u dërguan në spital, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./abcnews.al