Një pjesë e autostradës në Ohajo u mbyll të enjten në mëngjes kur një aksident ku përfshiheshin dy kamionë mbuloi rrugën me kuti me çokollatë dhe karamel.
Departamenti i Transportit i Ohajos tha se dy kamionët u përplasën rreth orës 6 të mëngjesit të së enjtes në Interstate 90 në drejtim të perëndimit në Lake County.
Një nga kamionët derdhi ngarkesën e tij me çokollatë dhe karamele në rrugë, duke i shtyrë zyrtarët të drejtonin trafikun jashtë autostradës.
Ndërkohë, nuk raportohet për të lënduar.
Ekipet e Concord Fire u thirrën në vendngjarje për operacionet e pastrimit./abcnews.al